Site icon Telegrafi

A do të rrëzohet tarraca e VMRO-DPMNE-së? (Video)

U bënë katër muaj dhe asgjë prej shembjes të tarracës së VMRO-DPMNE-së, siç paralajmëronte komuna Qendër. Andrej Zhernovski në dhjetor të vitit të kaluar pati deklaruar se do të prishet tarraca e ndërtesës së VMRO-DPMNE-së pasi që sipas tij është ndërtuar pa leje.

Nga komuna, megjithatë nuk i përgjigjen kërkesave për prononcim tashmë dy javë nga TV 21 në lidhje me gjendjen dhe procedurat.

Komuna e Qendrës vazhdon të hesht se deri ku ka mbetë procedura për prishjen e tarracës të VMRO-DPMNE-së për të cilën thonë se është pa leje ndërtimi.

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski duhej  të dalë me fakte konkrete para Vitit të ri lidhur me paralajmërimet për shembjen e tarracës, por kjo nuk ndodhi.

“Do të rrëzojmë gjithçka që është ndërtuar pa leje në Komunën e Qendrës. Kemi dhënë afat, ishim mjaft konstruktiv që mos të ketë skena të shembjes, por nëse ashtu do firma e ndërtimit dhe VMRO-DPMNE, atëherë ne duhet që ta zbatojmë ligjin deri në fund”, pati theksuar Zhernovski.

Por çka mendojnë ekspertët në lidhje me ndërtimet si kjo e selisë së VMRO-DPMNE-së? Arkitekti Betim Zeqiri, i konsideron përplasjet për tarracën si vegël që e përdorin partitë politike për qëllime partiake.

“Kjo që po bëhet me këtë tarracë nuk është problemi te tarraca po problemi qëndron te i gjithë projekti. Projekti i cili nuk ka autor dhe projekt pas të cilit nuk qëndron ndonjë subjekt, dhe për këtë arsye është shumë e vështirë që të gjykohet. Si zakonisht faji mbetet jetim”, thotë Bekim Zeqiri.

Ndërkaq, nga VMRO-DPMNE mbeten me qëndrimin e njejtë se Komuna Qendër bën prolongime për shembjen e tarracës pasi që nuk ka fakte të mjaftueshme. Edhe komisioni i Ministrisë së Transportit vërteton se tarraca është ndërtuar në mënyrë legale. Edhe përkundër këtij qëndrimi Zhernovski këmbëngul se kjo tarracë si ndërtim pa leje – do të rrëzohet. Por se kur do të ndodh kjo nga komuna nuk japin përgjigje./Telegrafi/

Exit mobile version