Site icon Telegrafi

Të rregullojmë defektet trupore në pak ditë

Është një proces i mundur i cili nuk ndodh vetëm para moshës 20 vjeçe. Me pak dëshirë dhe vullnet kjo mund t’u ndodhë edhe 30-të apo 40-të vjeçarëve.
Një nga mënyrat më efikase për të rregulluar disa defekte të vogla tuajat ka të bëjë me forcimin dhe zgjatjen e muskujve. Për këtë duhet ndjekur një program specifik i cili synon zhvillimin hormonal që lidhet në mënyrë të ngushtë me zgjatjen e gjymtyrëve.
Është vërtetuar se ushtrime të një intensiteti të lartë që përfshijnë aktivitete të ndryshme aerobike si çiklizmi, vrapi i shpejtë, apo të notuarit mund të kenë një impakt vërtet të madh të prodhimit të hormoneve të rritjes.

Përse konsiderohet ky ushtrim pozitiv?
Një program i mirë duhet të përfshijë një larmi të gjerë ushtrimesh që do lëvizë trupin tuaj përmes një game të plotë lëvizjesh. Kjo e bën trupin tuaj më fleksibil duke i bërë kockat dhe kërcet tuaja më të ndjeshme për t’u zhvilluar.

Tërheqja
E thënë ndryshe në gjuhë popullore varja në paralele apo edhe lartësitë që mund t’i kapni ju ndihmon. Ky është një ushtrim që praktikohet sidomos në fëmijëri ku të gjithë e kemi provuar të varemi nëpër paralele. Është një ushtrim i mirë pasi kundërvepron duke bërë të mundur zgjatjen e kockave shpinore dhe reduktimin e tensionit mes vertebrave. Në fakt tërheqja ndihmon në zgjatjen e personit nga dy deri në tre centimetër dhe tonifikimin e muskujve.Shtrini sa më shumë këmbët
Një tjetër ushtrim që do t’iu ndihmojë në përmirësimin e trupit tuaj është shtrirja e këmbëve. Gjymtyrët dhe shtrirja e tyre sa më tepër ndihmon në zgjatjen e tyre. Për këtë ju duhen disa lëvizje të vogla në mënyrë që shtrirja të jetë sa më efikase.
Vendosini krahët drejt përpara jush me pulpat e duarve mbi dysheme. Ngrijeni krahun e majtë më lartë se të djathtin, më pas shkëputeni këmbën e djathtë nga toka sa më shumë të mundeni. Mundohuni të ruani atë pozicion për të katër sekonda pa e filluar lëvizjen me këmbën tjetër. Qëllimi juaj duhet të jetë të vazhdoni ushtrimin për të paktën 20 sekonda.

Punoni me pjesën e legenit
Ky është një nga ushtrimet më të preferuara të instruktorëve gjithandej. Por nëse nuk keni vajtur në palestër mund ta bëni edhe vetë në shtëpi. Është i thjeshtë, dhe do të ndieni shtrirjen e muskujve të shpinës dhe legenit. Do t’iu duhet ta filloni këtë ushtrim duke u shtirë në shpinë me shpatullat dhe krahët e fiksuara në dysheme. Përkulini gfjunët dhe mblidhini këmbët sa më afër legenit. Më pas harkoni të pasmet në mënyrë që legeni juaj shtyhet lart. Mbajeni këtë pozicion për të paktën 20 sekonda. Ndërsa e përsërisni këtë ushtrim, do ndiheni më të lehtë duke u shtriqur nga këmbët dhe legeni.

Zgjidhni momentin e duhur
Do të ishte gjithmonë një ide që ushtrime të tilla të bëhen herët në mëngjes ose vonë në darkë pasi temperaturat nuk duhet të jenë shumë të larta. Ushtrime të kësaj natyre duhen bërë në mënyrë konstante por duhet ta filloni ngadalë sidomos nëse jeni fillestarë. Mund ta rrisni intensitetin e punës suaj ndërsa trupi juaj mësohet me çdo lëvizje të re. /Telegrafi/
 

Exit mobile version