Situata te skuadra e Romës nuk është aspak e qetë, jo për shkak të rezultateve, por sjelljeve të futbollistë.
Roma luajti dje (e shtunë) në Olimpico ndaj Hellas Veronas, ku fitoi me rezultat të pastër 3-0.
Kjo fitore ishte e mirëpritur për klubin kryeqytetas pas humbjes së fundit në shtëpi me rikthim nga Interi me rezultat 3-1.
Por, kjo fitore e thellë nuk ndikoi për mirë në humorin e klubit Gialloross, pasi pas ndeshjes u pa një konfrontim në mes dy futbollistëve, Bruno Peres dhe Gerson.
Megjithatë, për fatin e te dy lojtarëve gjithçka shkoi mirë pasi intervenimi i shokëve të skuadrës ishte i shpejt dhe nuk ndodhi asgjë më shumë, por disa shtyrjeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=50&v=U9DmHqYpaOE