Në Indi ka ndodhur një ngjarje e pazakontë ,që është bërë kryetemë në mediat lokale.
Kumar Marvada 17-vjeç ishte zgjuar gjatë varrimit të tij, duke i shokuar qindra njerëz që merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit, transmeton Telegrafi.
Atë e kishte kafshuar një qen i tërbuar, ku si pasojë ishte shtrirë në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Por gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar me kalimin e ditëve, kurse mjekët i kishin propozuar familjes së tij që ta fikin nga aparati që po e mbante gjallë, pasi që ishin të bindur se ekzistojnë gjasa të vogla që ai të shpëtojë.
Prindërit me zemër të thyer kishin dëgjuar këshillat e mjekëve, dhe kështu morën trupin e djalit të tyre. Megjithatë, rrugës për në varreza, djaloshi është zgjuar nga koma dhe filloi të marrë frymë.
Me të parë se i biri i tyre ishte ende gjallë, ata vrapuan për ta kthyer Kumarin në spital ku i është aktivizuar sërish aparati.
Mjekët thonë se ai vuan nga meningocefalitis, inflamacion i trurit që po i shkakton baktere nga kafshimi i qenit të tërbuar. /Telegrafi/