Site icon Telegrafi

Do të rishikohet ligji për import paralel të ilaçeve në Maqedoni (Video)

Tv Telma bën të ditur se Ligji për ilaçe dhe ndihmesa mjekësore do të rishikohet dhe kjo bëhet me qëllim të shtrëngimit të procedurave për siguri dhe cilësi të ilaçeve nga importi paralel.

Procedura e deritanishme ka dëshmuar se një sasi e ilaçeve të importuara kanë cilësi të dyshimtë dhe kanë patur efekte të padëshiruara te pacientët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk është zbatuar procedurë për regjistrimin, nuk ka vlerësim profesional nga komisioni përgjegjës, e as që ka regjistër të ilaçeve nga importi paralel.

Përndryshe, çështja e importit paralel është bërë lëndë hetimore në prokurori, pas kontrollës së realizuar dhe tërheqjes së dy ilaçeve nga tregu.

Ilaçet e tërhequra ishin për sëmundje të rralla dhe për sëmundje malinje. Shitësit e tyre morën vetëm padi për kundërvajtje./Telegrafi/

Exit mobile version