Site icon Telegrafi

Do të riparohet tërësisht rruga Murat Baftijari në Tetovë (Foto)

Komuna e Tetovës me një njoftim në faqen zyrtare në Facebook të Teuta Arifit, kryetare, ka njoftuar qytetarët se është duke u riparuar tërësisht rruga më problematike në Tetovë, me gjatësi prej 520 metra gjatësi dhe 6 metra gjërësi, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Ashtu si që paralajmëruam me fillimin e pranverës filluam një nga projektet kapitale për sa i përket infrastrukturës rrugore, rekonstruimin e plotë të rrugës Murat Baftijari. Do të bëhet rregullimi i tërësishëm i rrugës në gjatësi prej 520 metra, gjërësi 6 metra dhe trotoare nga të dyja anët me gjërësi 2 metra. Gjithashtu me rregullimin e rrugës është paraparë edhe ndërtimi i kanalizimit atmosferik F400 dhe gjatësi prej 600 metrave. Rruga e re do të ketë edhe ndriçim modern LED, me shtylla ndriçuese me gjatësi prej 9 metrave. Gjithashtu gjatë rekonstruimit të rrugës do të bëjmë edhe ndrimin e gypave të ujësjellësit që të evitohen defektet e mundshme në të ardhmen. Ky projekt gjithësesi që do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore si dhe në qarkullimin e lirshëm të automjeteve dhe këmbësorëve, duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit” thuhet në postimin e Teuta Arifit.

Në këtë njoftim nuk tregohet se kur do të jetë gati. /Telegrafi/

Exit mobile version