Telegrafi

Të rinjtë vendosën të kalojnë lumin me veturë – por a ia dolën ata? (Video)

Një grup turistësh kishin mbetur duke mbajtur frymën ndërsa po shikonin një përpjekje australiane për të kaluar një lumë me anë të një veture 4WD.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi në disa pamje të publikuara në internet shihet një veturë Toyota Hilux ngadalë duke u futur në ujë, në New South Wales, Australi.

Siç edhe mund të shihet, në një pikë, vetura në fjalë shihet duke u zhytur në ujë dhe vetëm gjysma e tij mund të shihet mbi të.

“Australianët e çmendur”, dëgjohet duke thënë njëri nga turistët.

Megjithatë, përkundër vështirësive, vetura mund t’ia dalë, duke dalë në rërë dhe turistët duke brohoritur. /Telegrafi/