Telegrafi

Të rinjtë ushqehen më keq se të moshuarit

Studimi ka përfshirë afro 20 mijë persona të cilët janë anketuar duke i pyetur për shprehitë e tyre ushqimore. Ata po ashtu janë pyetur edhe për mënyrën e jetesës, shpeshtësinë e pirjes së duhanit, konsumimin e frutave dhe perimeve, si dhe aktivitetin fizik, konsumimin e ushqimeve "të shëndetshme" dhe problemet me kujtesën.

Rezultatet kanë treguar se njerëzit e moshës më të re, nga 15 deri 39 vjeç, kishin shprehi më të këqija të të ngrënit krahasuar me të moshuarit, ata mbi 60 vjeç.

Personat të cilit nga përgjigjet e tyre kanë shfaqur vetëm një shprehi të shëndetshme ushqimore kanë qenë 21% më pak të rrezikuar të vuajnë nga të problemeve të kujtesës, ndërsa ata që kanë shfaqur dy shprehi të shëndetshme, kanë pasur 45 për qind rrezik më të ulët për probleme me kujtesën.

Studimi po ashtu ka treguar një incidencë në rritje të pirjes së duhanit te të rinjtë në krahasim me të moshuarit, por edhe në aspekt të konsumimit më të paktë të frutave dhe perimeve.

Gjithashtu, rezultatet treguan se 26% e popullatës së moshuar, 22% e moshës së mesme dhe madje edhe 14% e të rinjve kanë vështirësi me kujtesën. /Telegrafi/