Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy të rinj duke rrahur në mënyrën më brutale të mundshme një 66-vjeçar, të cilit edhe pse ia humbin vetëdijen nga goditjet, vazhdojnë ta godasin me shkelma në kokë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një nënkalim në Transylvania të Rumanisë, transmeton Telegrafi.
Burri i moshuar i identifikuar si Dumitru Niculae, ka mbetur me hundë dhe disa dhëmbë të thyer. Por, është interesant se si edhe përkundër goditjeve të mëdha që i ka pësuar, ka arritur t’i shpëtoj lëndimeve serioze.
Pas këtij veprimi të frikshëm ai ishte dërguar me urgjencë në spital, ndërsa mediat lokale raportojnë se burri i moshuar punonte për njërin nga personat që e sulmuan.
Besohet se ai i kishte kërkuar punëdhënësit rrogën, dhe përpos që refuzoi ta bëjë një gjë të tillë ai e rrahu brutalisht së bashku me një shok.
“Punojë për të. Edhe pse jam i moshuar më duhet të punojë për ta fituar kafshatën e gojës. Kur i kërkova rrogën që ma kishte borxh, ai më qëlloi. U mundova të mbrohem, por nuk arrita. Jam shumë i vjetër për gjëra të tilla, nuk kam më forcë siç kisha dikur”, ka shtuar Niculae.
Sulmuesit më vonë janë identifikuar si Mircea Mihai Constantin, 23-vjeç, dhe Ceplinsche Adrian, 18. /Telegrafi/