Site icon Telegrafi

Rrahen me grushta e shkelma në prezencë të policit, ai i injoron dhe sillet sikur asgjë e keqe nuk po ndodhë (Video, +18)

Një video që ka filluar të qarkullojë në rrjete sociale ka shokuar botën, për faktin se në të shfaqen dy të rinj duke u rrahur midis rrugës, derisa pranë tyre qëndron polici i trafikut i cili nuk ndërmerr asgjë për t’i ndalur.

Edhe pse ende nuk dihet se ku ka ndodhur kjo ngjarje, një gjë është e sigurt që ky polic do të duhej të qortohej nga zyrtarët e tij, pasi nuk veproi për t’i ndalur të rinjtë që po rraheshin, transmeton Telegrafi.

Në videon e shumëpërfolur, shfaqen dy djem të cilët në mes të rrugës të mbushur me vetura rrahen me grushta e shkelma, kurse polici i trafikut që ishte shumë afër tyre vetëm i shikon thuajse nuk po ndodh asgjë e keqe.

Shumë persona që kanë pasur rastin të shohin videon kanë kritikuar ashpër veprimin e policit gjakftohtë, derisa disa tjerë ishin të bindur se kishte vepruar mirë, pasi është dashur të ndërhyj vetëm atëherë kur këta të rinj të përfundojnë rrahjen. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=cyOf94KkhI0

 

 

 

 

 

Exit mobile version