Site icon Telegrafi

Të rinjtë që përdorin cigare elektrike janë dyfish më të prirë të provojnë marijuanën

Sipas një studimi nga shkencëtarët amerikanë, tinejxherët që përdorin cigare elektrike janë dyfish më të prirë të tymosin kanabis sesa shokët/shoqet e tyre që asnjëherë nuk kanë provuar cigaret elektrike.

Rezultatet, të cilat vijnë nga anketimi i më shumë se 10,000 të rinjve, i forcojnë dëshmitë e studimeve të mëhershme që e kishin konstatuar të njëjtën gjë – pra se cigaret elektrike shpijnë në tymosjen e kanabisit dhe duhanit, transmeton Telegrafi.

Në këtë studim të fundit, të rinjtë e moshave 12 deri 14 vjeç kishin qenë thuajse trefish më të prirë të tymosin kanabis posa kishin provuar cigaret elektrike, ndërkaq adoleshentët që përdorin cigare elektrike kishin qenë 1.6 fish më të prirë të eksperimentojnë me marijuanë.

Ndonëse studimi nuk ishte dizajnuar të dëshmonte se a shpie përdorimi i cigareve elektrike në përdorimin e kanabisit, të paktën tani mund të shohim se një shprehi e keqe mund të shpijë në një shprehi tjetër të keqe. /Telegrafi/

Exit mobile version