Telegrafi

Të rinjtë që grisën diplomat e ‘Yahya Kemal’ gënjyen, ja faktet (Foto/Video)

Dje në Shkup një grup të rinjsh grisën disa diploma që ata thanë se janë të lëshuara nga ‘Yahya Kemal’, shkolla e mesme nën pronësi të Fetulla Gülen i cili është kundërshtari politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Këtë akt ata e bënë në shenjë protestë ndaj grusht shtetit në Turqi që thuhet se është organizuar nga Fetulla Gülen.

Por faktet flasin ndryshe. Telegrafi Maqedoni ka siguruar fotografi se si në të vërtetë duket diploma e shkollës së mesme ‘Yahya Kemal’. Diploma e siguruar nga Telegrafi nga ish nxënës të shkollës ‘Yahya Kemal’ shihen të gjitha shenjat zyrtare të shkollës, vulat, nënshkrimet dhe delegimi i Ministrisë së Arsimit në Maqedoni që të ndajë këtë diplomë.

Lexo po ashtu Nervozohen me Fetulla Gülen, grisin diplomat e shkollës ‘Yahya Kemal’ (Video)

Duke u nisur nga ky fakt, shihet se të rinjtë kanë gënjyer me fakte duke prezentuar diploma tjera që nuk janë zyrtare të ‘Yahya Kemal’.

Përndryshe, udhëheqësi i këtij grupi Muhamed Tahiri dje tha “Si pasojë e ngjarjeve të mbrëmshme të organizuara nga grupi terrorist i Fetullah Gülen, në territorin e Republikës së Turqisë, ne sot shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj këtij institucioni arsimor i cili është i dirigjuar po nga ky grupacion. Prandaj ne si studentë të diplomuar nga kolegji ‘Yahya Kemal’ sot gjendemi këtu për ta shprehur revoltën tonë ndaj këtij institucioni arsimor. u bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që të jenë më të kujdesshëm se kujt ia lënë amanet fëmijët e tyre. Fjala e fundit që ne duam tua përcjellim qytetarëve tanë është kjo. Ne dje gabuam, ju nesër mos gaboni. Andaj sot revoltën tonë do ta shprehim me grisjen e diplomave tona”, deklaroi për Tv Shenja Muhamed Tahiri, ish nxënës i kolegjit ”Yahya Kemal”./Telegrafi/

Lexo po ashtu Nervozohen me Fetulla Gülen, grisin diplomat e shkollës ‘Yahya Kemal’ (Video)