Të rinjtë po përdorin gjithnjë e më shumë Inteligjencën Artificiale për procese të ndryshme krijuese, si për të bërë muzikë.
Tee Peters, muzikant dhe drejtor programi në Sound Connections, ka përdorur AI në procesin e krijimit të muzikës së tij prej vitesh, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai tha se për të, AI vepron si “asistent i përsosur”.
“Softueri dhe mjetet që drejtohen nga AI më ndihmojnë të plotësoj atë boshllëk”.
Sipas një sondazhi të ri nga Youth Music, 63% e krijuesve të rinj të moshës 16-24 vjeç po përdorin AI në mënyra të ndryshme, duke përfshirë krijimin e muzikës.
Kështu, nga 2,829 njerëz të të gjitha moshave në të gjithë vendin është idenfitikuar se njerëzit mbi 55 vjeç ishin skeptikë për përdorimin e AI ndihmëse – me vetëm 19% që përdorin teknologjinë. /Telegrafi/