Rritja e numrit të personave që vuajnë nga COVID-19 në shumë vende është shkaktuar nga fakti se të rinjtë në hemisferën veriore nuk kujdesen për masat mbrojtëse, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Të rinjtë shpesh nuk mbajnë maska dhe ata injorojnë rregullin e mbajtjes së distancës nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur janë në bare, klube të natës dhe në plazhe, raporton zëriamerikës.
“Shumica e të rinjve kanë simptoma më të buta, por jo të gjithë”, thotë epidemiologia e OBSH-së, Maria van Kerkova, duke theksuar se klubet e natës janë vendi që mund të transmetohet më së shumti coronavirusi, transmeton Telegrafi.
Të rinjtë që shfaqin simptoma të buta ose aspak mund të përhapin virusin te njerëzit më të moshuar, të cilët janë më të prekshëm.
Ndryshe, 17.3 milionë raste janë regjistruar në nivelin botëror gjersa kanë ndërruar jetë mbi 674 mijë persona. /Telegrafi/