Statistikat ndërkombëtare tregojnë se një në katër të rritur nuk ka bërë seks vitin e kaluar.
Në një anketim të përmasave të mëdha, 23% e personave mbi 18 vjet kanë thënë se kanë mungesë intimiteti në jetën e tyre, transmeton Telegrafi.
Dhe, sipas “Fox News”, një pjesë e madhe e tyre janë në vitet e 20’ta.
Ndonëse në kohën moderne është më lehtë se asnjëherë më parë të lidheni me dikë përmes internetit apo aplikacioneve të ndryshme, siç duket mungesa e intimitetit është në nivel shumë të lartë.
“Washington Post” ka analizuar të dhënat e një anketimi të seksit nga dekada e kaluar dhe ka zbuluar se tani është trefishuar numri i meshkujve nën 30 vjet që kanë raportuar për mungesë seksi përgjatë një periudhe 12-mujore.
Ndonëse 28% e meshkujve kanë raportuar se nuk kanë bërë seks për një vit, kjo statistikë është vetëm 18% për femrat mes moshës 18 dhe 30 vjet.
Sipas ekspertëve, rritja e teknologjisë është një prej arsyeve se përse të rinjtë janë duke bërë seks më pak.
Në fakt, ata thonë se video-lojërat, shikimi i videove dhe rrjetet sociale janë një shkaktar mjaft i madh se përse të rinjtë kanë mungesë seksi në krahasim me 20 vite më parë. /Telegrafi/