Site icon Telegrafi

Të rinjtë nga Tetova tregojnë që edhe mbeturinat mund të shfrytëzohen (Foto)

“OK Kej” është quajtur aksioni të cilin dje e ndërmorën disa të rinj nga Tetova dhe vendbanimet përreth për pastrimin e bregut të lumit Shkumbin. Në aksion u vendosën kosha për mbeturina nga materiali i recikluar, duke dërguar mesazhin se edhe mbeturinat mund të shfrytëzohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksioni ekologjik që po zbatohet për tre javë është pjesë e projektit “Transformers”, i realizuar nga Qendra ballkanike për bashkëpunim “Loja”.

Projekti ka për qëllim që përmes aksioneve transformuese të ngrit angazhimin e qytetarëve për mjedisin./Telegrafi/

SAMSUNG CAMERA PICTURES
Exit mobile version