Telegrafi

Të rinjtë në Prilep trajnohen për uljen e konflikteve ndëretnike

Në Prilep u organizua trajnim që ka të bëjë me uljen e konflikteve ndëretnie te të rinjtë e shkollave të mesme në vend. Projekti ”Demistifikimi i konflikteve ndëretnike”ka të bëjë me zhvillimin e aftësive për raportim shoqëror në formë të gazetarisë qytetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Strategjitë për realizimin e supozimeve të projektit janë marrë nga mjediset ku janë përdorur dhe verifikuar. përmes teknikave themelore të gazetarisë, nxënësit e shkollave të mesme u trajnuan në drejtim të rrjetizimit dhe shpërndarjes së informacioneve.

Projekti financohet nga ambasada amerikane, kurse realizohet nga disa organizata joqeveritare./Telegrafi/