Të rinjtë e moshave 15 deri 28 vjeç qëndrojnë mesatarisht 32 muaj pa punë. Ata që synojnë rroga më të larta, qëndrojnë pa punë edhe 5 vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.
40% e të rinjve të moshës 15-28 vjeçare janë të papunë, ndërsa 50% e të rinjve, as që kërkojnë punë përmes Agjencisë për punësim, duke mos qenë të përfshirë edhe në procesin arsimor.
Ekspertët thonë për Alsat-M se të rinjtë nuk duhet të mbivlerësohen kur bëhet fjalë për pagën fillesater, kurse masat qeveritare konsiderohen të shkëlqyeshme.
Sipas Nikica Mojsovkski, ”hulumtimi tregon se vetëm5% e të rinjve kanë gjetur punë përmes Agjencisë për puënsim. Ende kanë rëndësi të madhe lidhjet farefisnore dhe familjare, gjegjësisht kanalet joformale në gjetjen e punës”./Telegrafi/