Site icon Telegrafi

Të rinjtë myslimanë, tregu i ri i turizmit

Pas rrobave të dizenjuara specifikisht për mysliman, nga ana e brendeve të mëdha si Nike, fokusi te tregu mysliman është shtuar edhe në industrinë e turizmit, e cila pret gjeneratën e re të lindur në mes të viteve 1980 dhe 2000. Kjo gjeneratë, sipas Fazar Bahredeen, ekspert i turizmit nga Singapuri, do të rimodelojë këtë treg.

Sipas Bahredeen, shefi ekzekutiv i kompanisë “Cresent Rating and Halal Trip”, ky treg është i rëndësishëm në veçanti për shkak se 60 për qind e popullatës myslimane në botë është nën moshën 30 vjeçare. Ky treg është i përbërë nga tri rajone ku jetojnë myslimanët – sipas vlerës së parave të shpenzuara – në vendin e parë: janë Emiratet dhe Arabia Saudite, pastaj vinë vendet si Indonezia dhe Malejzia, ndërsa në vendin e tretë në këtë treg, me 10 për qind, marrin pjesë myslimanët nga Evropa, me Turqinë dhe Iranin si të ranguara të fundit. Në vitin 2016 ky treg kishte vlerë 142 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2020 pritet të arrijë në 220 miliard dollarë.

Fazal thotë se për këtë treg duhet të krijohen dy kushte bazike: ushqimi dhe vendi për falje. Përderisa ai parasheh se pjesa tjetër e ofertës duhet të jetë e njëjtë më pjesën tjetër të botës. Udhëtime të dizenjuara specifikisht për klientë – jo tura të përgatitura më parë; transport të lirë, përvoja interesante kulturore dhe ushqime lokale.

Kosova si vend me popullsi shumicë myslimane i plotëson dy kushtet shtesë, tash duhet të ofrojë edhe shërbime për këtë grup të turistëve që gjithsesi është shumë i ulët në krahasim me mundësitë që i ka Kosova. Sipas zyrës së statistikave të Kosovës, i vetmi vend mysliman prej nga vinë vizitorët është Turqia me mbi 5000 vizitorë në vitin 2016. Vendet tjera myslimane, kanë pjesë të vogël në numrin e atyre që e vizitojnë Kosovën. Kjo gjithsesi se do të ishte mirë që të ndryshojë.

Në kompaninë tonë “Balkan Natural Adventure” kjo popullatë zë një vend shumë të vogël, mirëpo ne shohim një potencial të madh. Së fundmi pas aktiviteteve të kompanisë sonë në mediat ndërkombëtare, kemi arritur që të botojmë një tekst në gazetën numër një të Singapurit dhe pas këtij botimi kemi pasur interesim nga popullata e këtij vendi duke përfshirë edhe atë myslimane. Vizita e parë është kryer në Drelaj me një ofertë për ecje në borë. Klientët si kërkesa specifike kanë pasur fjetjen në shtëpi të kosovarëve, mirëpo ku shërbehet ushqimi hallall dhe nuk ka qenë (kafshë) që jeton brenda atij ambienti. Kjo familje simpatike pesë anëtarëshe ka qenë super e kënaqur me shërbimet tona dhe kishte lënë këtë koment:

“ne kërkuam një pushim ndryshe, që nuk do të ishte vetëm për mbamendje, por do të kishte edhe kuptim. Pasi fëmijët tonë 10, 15 dhe 18 vjeçar kurrë nuk kanë qenë në ecje bjeshkatare, ne vendosëm për Grykën e Rugovës dhe një itinerar 2 ditorë në një shtëpi pritëse në këtë fshat”.

Guida jonë e udhëhequr nga Mentor Vokshi kishte shumë durim dhe u kujdes për ne. Pamë pamje mahnitëse në bjeshkë dhe fshatra. Pasi ishte dimër në ishim të vetmit në këtë ecje. Ishte një përvojë që ia ka vlejtur për secilën rrëshqitje dhe rëzim…”, ka shkruar Norliza nga Singapuri. Familja përveç bjeshkëve ka vizituar edhe Gjakovën, Prizrenin dhe Prishtinën.

Për vitin e ardhshëm kemi disa rezervime të tjera dhe kompania jonë është kujdesur që guidat të jenë të ndjeshëm në çështjet fetare dhe racore.

Kompania jonë gjithashtu është duke shikuar ne vendet tjera myslimane si Jordani, për të cilët hyrja në Kosovë është pa viza. Kështu qytetarëve të këtij vendi mund t’i ofrojmë vizitë në Evropë pa viza. Me një bashkëpunim me Shqipërinë do të mund të bënim vizitë të përbashkët, nëse Shqipëria i hequr vizat.

Në këtë anë të kufirit Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i bie hise që të analizojë investimet e deritashme në promovimin e turizmit të Kosovës dhe të shoh se çfarë kthimi ka pasur prej cilit aktivitet, dhe ndoshta të orientojë disa fonde në këtë treg gjigant.

Gjithashtu rol të rëndësishëm mund të luaj edhe ministria e jashtme.

 

Exit mobile version