Arsyeja për këtë është se ose janë në dietë ose në mënyrë të pavëmendshme iu shmangen produkteve ushqimore të pasura me kalcium, siç është qumështi.
Kalciumi është përbërës i rëndësishëm i eshtrave dhe derisa të rinjtë rriten edhe më tej, kanë nevojë më të madhe për kalcium. Doza ditore e tij është 1 200 miligramë, ndërsa sipas studimeve të fundit, në Gjermani vetëm 56% e vajzave dhe 75% e djelmoshave të moshës 15 deri në 19 vjeçare, e marrën këtë sasi. Por rastet e tilla janë jo vetëm në këtë vend.
Mungesa e kalciumit, që për një kohë të gjatë është e pavërejtur, mes tjerash mund të çojë edhe në osteoporozë kur personat të arrijnë moshën e shtyrë. Për të parandaluar këtë, këshillohet të përdoren produktet ku kalciumi është në sasi të mjaftueshme, si qumësht, djathë, kos, sojë, zarzavate, peshq.