Site icon Telegrafi

Të rinjtë kosovarë më së shumti informohen nga portalet dhe rrjetet sociale

Të rinjtë kosovarë më së shumti informohen nga interneti (portalet e rrjetet sociale). Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”.

Sipas rezultateve të sondazhit, 85.3 për qind e të anketuarve janë shprehur se burim të informacionit e kanë internetin, respektivisht portalet dhe rrjetet sociale.

Ndërkaq nga televizionet dhe radiot kanë thënë se informohen 11.8 për qind e tyre.

“Gazetat, si burim të informimit, i shfrytëzojnë 2.9 për qind e të anketuarve”, bëhet e ditur në njoftimin e kolegjit ‘Pjetër Budi’. /Telegrafi/

Exit mobile version