Telegrafi

Të rinjtë festojnë fundin e vitit duke koduar (Foto/Video)

Akademia jCoders, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, kësaj radhe fund vitin e priten me shumë inovacion të gërshetuar ne një ngjarje të vetme – Hackathonin (Ditën e Kodimit) më të madh të organizuar deri më tani në Kosovë, kjo ngjarje mbështetet nga Innovation Centre Kosovo.

Dita nisi për fëmijët, të ndarë në grupe punuese duke iu përvil punës me vizionin mbi idetë e tyre.

Gjatë ditës së sotme, në hapësirat e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, nxënësit e Akademisë jCoders përjetuan maratonën e kodimit gjatë të cilës ata zhvilluan idetë e tyre duke shfrytëzuar gjuhë të ndryshme programuese, teknologji te ndryshme elektronike si dhe platforma per lojera mobile.

Këta fëmijë kanë kaluar nëpër program sfidues, atraktiv dhe të mbushur me informata për të mësuar kodimin, elektroniken, robotikën si dhe programimin ne platforma mobile. Rezultati i njohurive të cilin këta fëmijë kanë marrë u demonstrua sot, me realizimin e projekteve te tyre.

I gjithë ky kreacion teknologjik është rezultat i njohurive të marra gjatë një viti të punës të nxënësve në Akademinë jCoders.

Gjithashtu, gjatë kësaj dite, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike treguan punët e tyre shkencore kompjuterike, të cilat i kishin pjesë të temës së diplomës ose punëve gjatë studimeve. Mesazhi për dashurinë ndaj dijes dhe shkencës jehoi sot nëpër muret e Fakultetit, dhe kjo nga duart e fëmijëve të cilët inspiruan shpresën për një të ardhme të ndritshme.

Ekspozita e projekteve ishte e hapur për publikun dhe ne Fakultet sot vizituan mbi 700 vizitorë punën e fëmijëve të jCoders.