Të rinjtë e Tetovës kanë inicuar nismën me moto ”Ultimatum deri te komuna e Tetovës për qendrën sportive”, ndërkaq sot pasdite, nga terrenet sportive të cilat janë të braktisura me dekada, kanë kërkuar që sa më shpejtë të merren masa për rekonstruktimin e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në të kundërtën, të rinjët kanë paralajmëruar se do të marrin iniciativa të pavarura për ta rinovuar këtë hapësirë të vetme në qytet, e përcaktuar për sport, pushim dhe rekreacion.
Ndryshe, qendra sportive e ka një koncesioner, i cili ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap në drejtim të rekonstruktimit të kësaj hapësire, edhe pse më herët paralajmëroi diçka të tillë, ndërkaq këndi i lojrave për fëmijë dhe terrenet sporitve janë në gjendje të mjerrueshme, kurse fusha e futbollit përdoret për parkim veturash./Telegrafi/