Këshilli i të rinjve të komunës së Shtipit do të përgatitë strategji për të përmirësuar jetën e të rinjve në këtë komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, në përgatitjen e strategjisë do të përfshihen të gjithë të rinjtë e komunës. Në periudhën që vjen, Këshilli do të shpallë konkurs për dorëzimin e ideve nga ana e të rinjve.
Këshilli theksoi se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet arsimit, kulturës, por edhe arsimit joformal./Telegrafi/