Të rinj vullnetarë dhe anëtarë të këshillave dhe qendrave të ndryshme rinore në Shkodër, kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e plazhit të Velipojës.
Aksioni i inicuar në këtë ditë pritet të pasohet edhe në zona të tjera turistike të Shkodrës, me qëllim sensibilizimin e popullatës për të pastruar dhe mbajtur pastër natyrën dhe ambientin.
Nga aksioni i pastrimit i zhvilluar në plazhin e Velipojës janë mbledhur rreth 70 thasë me mbeturina. Këtij aksioni i është bashkuar edhe bashkia e Shkodrës me mjete dhe logjistikën që disponon. /Telegrafi/