Telegrafi

Të rinjtë e përkatësisë rome në Tetovë nuk ndjekin proces arsimor fillor apo të mesëm

Nga gjithsej 105 romë të anketuar në Tetovë, të moshës 14 deri 35 vjeçare, 97 prej tyre nuk kanë kryer shkollim fillor apo të mesëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna dalin nga anketa e organizatës joqeveritare ”Sonce” në Tetovë, gjatë muajit mars të këtij viti në gjashtë lagje të ndryshme rome në Tetovë. 52 nga të pyeturit janë përgjigjur se janë të papunë, kurse 45 janë të punësuar. Papunësia te meshkujt dhe femrat është e ngjashme.

Sipas AIM-së, hulumtimi është financuar me fonde të Bashkimit Evropian, si edhe është mbështetur nga tre shoqata rome nga Shkupi, pastaj shoqata nga Shtipi dhe Gostivari./Telegrafi/