Dubai njihet si një destinacion luksoz për t’i kaluar pushimet.
Mirëpo, për të rinjtë mjaft të pasur që jetojnë në Dubai çdo ditë është pushim dhe ata e tregojnë më së miri këtë me anë të fotografive që postojnë në rrjetet sociale, transmeton Mapo.
Llogaria në Instagram “The Rich Kids of Dubai”, e cila numëron qindra mijëra ndjekës, tregon makinat e tyre të shpejta, jahtet luksoze teksa të të rinjve që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa postimet e fundit nuk kanë asnjë ndryshim.
Është e kuptueshme se kur je aq i pasur, ke kohë të bësh fotografi në pjesët më mahnitëse të qytetit.