Telegrafi

Të rinjtë e mjekësisë së Gostivarit shpallen më të mirët në Spanjë

Një grup i nxënësve me mentorë profesorë nga shkolla e mesme e mjekësisë në Gostivar, që nga fillimi i këtij muaji qëndrojnë në Madrid ku njoftohen me përvojat e atjeshme duke pasur kështu mundësi të trajnohen në praktikë që do t’u ndihmojë në zhvillim e mëtutjeshëm të karrierës.

Ky grup i nxënësve është shpallur si grupi më i mirë që deri tani ka qenë në trajnim praktik në Shtëpinë e personave të moshuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vizita në Spanjë realizohet nëpërmjet Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe mobilitet./Telegrafi/