Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që e lëshojnë vendin. Në vitin 2015, vendin e kanë lëshuar mbi 24 mijë shtetas, në kërkim të një jete më të mirë në Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas analizës së Deutsche ëelle, të bazuar në të dhëna gjermane, 12 mijë prej tyre kanë mbetur jashtë, që nënkupton se numri i të shpërngulurve arrin në 100.000 persona.
Të dhënat tregojnë se migrimi për në Gjermani është në rritje, kurse analistët thonë se arsyeja kryesore është standardi i ulët në Maqedoni. 24Vesti ka kërkuar nga MPB-ja të dhëna të sakta statistikore, por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Ndër të regjistruarit që kanë migruar për në Gjermani, 38 mijë prej tyre janë të moshës 20 deri 45 vjeçare./Telegrafi/