Site icon Telegrafi

Të rinjtë e Brazilit sfidojnë gravitetin, shëtisin mbi litar në lartësi të mëdha

Shumë të rinj në Sao Paulo të Brazilit çdo ditë e më shumë po e sfidojnë gravitetin, duke ecur mbi litarin e lidhur nga njëra ndërtesë e lartë në tjetrën.

Bëhet fjalë për ndërtesat e larta të braktisura ku kanë lidhur litarët dhe duke ecur mbi ta, rrezikojnë ta paguajnë me jetë nëse vetëm një lëvizje nuk realizohet siç duhet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë këta të rinj me këto “spektakle” po arrijnë ta fitojnë bukën e gojës, duke u paraqitur para masës që paguajnë për të parë diçka të tillë.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë e cila po bën xhiron e botës dhe ka ndarë shikuesit në dy grupe, ata që kritikojnë protagonistët për të cilët mendojnë se po rrezikojnë jetën për asgjë – dhe të tjerët që i komplimentojnë për guximin. /Telegrafi/

Exit mobile version