Site icon Telegrafi

Të rinjtë e AAK-së me aksion simbolik në Prizren – kundërshtojnë qeverisjen e Mytaher Haskukës

Të rinjtë e AAK-së në Prizren, të shtunën kanë realizuar një aksion simbolik për siç kanë thënë ata, demaskimin e keqpërdorimeve nga drejtori i Shërbimeve Levent Kasëmi dhe kryetari i komunës, Mytaher Haskuka.

Të shtunën, aktivistët vendosen mbishkrimet e firmave prestigjioze ndërkombëtare në ulëset e shatërvanit.

Sipas nënkryetares së këtij organizmi, Arta Telaku, vendosja e mbishkrimeve të brendeve botërore arsyeton çmimet e tenderit për 50 ulëset të cilat secila nga ato janë paguar 995 euro e jo sipas vlerës reale.

“Aksionet në shatërvan dhe para shtëpisë së bardhë kanë për qëllim, demaskimin e keqpërdorimeve të drejtorit të Shërbimeve Publike, Levent Kasëmi, dhe kryetarit Mytaher Haskuka”, theksoi ajo.

Po ashtu aktivistët e rinj të AAK-së kanë vendosur maska me mbishkrimin e çmimit të maskave të planifikuara për t’u blerë nga komuna.

Kryetarja e të rinjve të AAK-së, Tringa Morina, tha se në këtë situatë të jashtëzakonshme, komuna e Prizrenit e udhëhequr nga LVV-ja bën investime të dyshimta me procedura te dyshimta te tenderimit, me çmime astronomike, në vend se paratë e taksapagueseve të orientohen për mirëqenien e qytetarit.

Akuzat për keqpërdorime po i mohon në tërësi, drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasëmi, duke u shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me organet në hetimin e rastit.

Organizatorët e këtyre aksioneve, i kanë bërë thirrje organeve të hetuesisë të merren me hetimin e rasteve në fjalë.

Exit mobile version