Tridhjetë të rinj nga Serbia kanë udhëtuar për në Rusi që të marrin pjesë në “Kampin Ndërkombëtar Ushtarak dhe Patriotik për të Rinjtë”.
Kampi udhëhiqet nga grupi ultranacionalist E.N.O.T Corps, trajnuesit ushtarakë të të cilëve mësojnë fëmijët se si të gjejnë rrugën në pyje, të merren me armë dhe të përgatiten për luftëra eventuale.
Udhëheqësi i grupit të rinjve serb, Zhelko Vukeliq, shpjegoi regjimin e trajnimit.
Ai tha se një pjesë është trajnimi mbi natyrën, orientimin ndihmën e parë, gjëra që mësohen përmes mbrojtjes civile.
“Ata e mësojnë komponentin e armëve dhe minave… Kanë qenë rreth 300 pjesëmarrës në total. Ne jemi befasuar kur pamë fëmijë të moshës gjashtëvjeçare, apo edhe më të vegjël që u sollën nga prindërit e tyre”, tha Vukeliq.
Sipas tij, shumica e pjesëmarësve në trajnim janë fëmijë të veteranëve të luftës.