Site icon Telegrafi

Të rinjtë amerikanë më pak të ardhura se sa prindërit

Familjet amerikane kanë arritur një tjetër nivel rekord të pasurisë së tyre të përgjithshme, në 90.200 miliardë dollarë. Këtë e bën me dije Rezerva Federale që flet për rekord absolut. Ndërkohë që pasuria fiksohet në më pak më shumë se 90 trilionë dollarë, borxhi neto fiksohet në 15 trilionë dollarë.

Rritja e pasurisë së amerikanëve vjen kryesisht falë rritjes së vlerës në aseteve, si në aksione ashtu edhe në pasuri të patundshme. Kjo pasuri është rritur në harkun e një viti me pak më shumë se 50 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër, të dhënat e publikuara nga Rezerva federale tregojnë se, më pak se gjysma e atyre që gëzojnë më pak se 30 vite, kanë një pasuri më të madhe se prindërit e tyre. Ky trend vijon të përforcohet me ritme të frikshme që prej viteve `70. Asokohe, 92 për qind e fëmijëve fitonin më shumë se prindërit e tyre. Në vitin 2014, kjo normë zbriti në vetëm 51 për qind.

Rënia më e madhe u regjistrua në vitin 1992. Ekonomistët arrijnë në përfundimin se, edhe nëse ekonomia amerikane do të rritej me 3.8 për qind vitin e ardhshëm, ashtu siç ka premtuar Donald Trump, përqindja e fëmijëve të paguar më mirë se prindërit e tyre do të ngjitej në vetëm 62 për qind, nga 51 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version