Fifty-Fifty Partner, është emri i grupit të katër vajzave nga Skenderaj, të cilat kanë fituar projektin Podium, të organizuar nga UNICEF-it, në bashkëpunim me Innivations Lab Kosova, rreth barazisë gjinore.
Me moton #duhetmendryshu, Aurora Nura, Rina Çitaku, Loranda Hasani dhe Jetlira Loshi, kanë prezantuar para 150 pjesëmarrësve, projektin për vetëdijesimin e shoqërisë në lidhje me stereotipet dhe barazinë gjinore në komunën e Skenderajt.
Projekti në fjalë, ka rezultuar me sukses, pasi pjesëmarrësit janë shprehur të kënaqur me qëllimin e të rinjve për të krijuar ide ndryshe për të drejtat e tyre në vazhdimësi.
Fifty-Fifty Partner, kanë shprehur gatishmërinë që edhe herave të tjera në të ardhmen të organizojnë sërish, tryeza të ndryshme në aspekt të ngritjes së vedijes të të rinjve, për problemet që i preokupojnë ata./Telegrafi/