Takimi ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës është ndërprerë mbrëmë në Zagreb.
E gjithë kjo si pasojë e të reshurave të mëdha atmosferike, ku gjyqtarët e takimit dhe delegati i UEFA-s ka vendos që të ndërpritet ndeshja e vlefshme për botërorin “Rusia 2018”.
Por, Federata e Futbollit e Kroacisë (HNS) ka bërë me dije se të gjithë tifozëve që ishin të pranishëm në stadiumin ‘Maksimir’ biletat do t’iu rimbursohen.
Në takim ishin të pranishëm edhe tifozët e përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët”.
Ndryshe, ndeshja është ndërprerë në minutën e 22-të ndërsa UEFA pritet të vendos gjatë ditës për datën se kur do të vazhdojë takimi. /Telegrafi/