Site icon Telegrafi

A do të ribashkohen Jennifer Lopez dhe Marc Anthony?

Jennifer Lopez nuk mendon të përtrijë romanca të së shkuarës.

Të premten, 47 vjecarja, duke u përgjigjtur në pyetje lidhur me raportet e saj me ish burrin, Marc Anthony, ka thënë se nuk e mendon kthimin bashkë me të.

Jennifer Lopez e lumtur me fëmijët e saj edhe pse ‘single’.

 

“Të dy jemi mirë. Nuk ka arsye të jemi sërish bashkë. Por kemi mbetur miq. Madje jemi duke punuar në një album së bashku”.

Lexo po ashtu Top 10 yjet botërore që nuk konsumojnë alkool

“Jemi mirë kur punojmë bashkë. Në skenë shkëlqejmë bashkë, kështu që ta lëmë me kaq. Mos të shkojmë më tutje”.

Lopez e ka pranuar se të qenit nënë është puna më e zorshme, por se ajo sjell edhe të mirat e saj.

 

Exit mobile version