Site icon Telegrafi

Të reshurat vështirësojnë komunikacionin në jugperëndim të Maqedonisë

Për shkak të të reshurave të dendura të borës, Sektori për Punë të Brendshme (SPB) ka ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë në komunikacion.

Prandaj, është ndaluar lëvizja e automjeteve të rënda në kalimin malor “Preseka”, “Bukova”, dhe në drejtim të vendkalimit kufitar “Qafëthana”.

Në drejtimi rrugor “Bukova” ndalohet lëvizja edhe me vetura. Policia ka vënë pika kontrolluese në magjistralen Ohër-Kërçovë, në “Podmolje” dhe në magjistralen Ohër-Resnjë, në “Emo”, afër fshatit Kosel./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version