Të reshurat e shiut që e kapluan Maqedoninë në dy ditët e fundit nuk kanë ndikuar shumë në rritjen e prurjeve të ujit në lumenjtë e vendit.
Rrjedhimisht nuk është hasur edhe vërshim, apo dalje të lumenjve nga shtrati i tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Enti Hidro-Meteorologjik thonë se nuk presin vërshime, kurse te lumenjtë e vegjël mund të ketë rritje më të shpejtë të prurjeve të ujit, nëse të reshurat do të jenë më të dendura.
Nëse të reshurat do të shoqërohen me erë dhe breshër, atëherë nëpër qytete mund të ketë vërshim të rrugëve, kurse në liqenet, erërat mund të ndikojnë në rritjen e valëve.
EHM-ja kërkon nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm kur udhëtojnë nëpër rrugë që kalojnë pranë lumenjve./Telegrafi/