Site icon Telegrafi

”Të reshurat në Maqedoni nuk janë të dëmshme për bujqësinë”

Agrometeorologët thonë se të reshurat e javës së kaluar në Maqedoni janë mjaft të mirëseardhura për bujqësinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, vala e lagështisë nuk ishte e rrezikshme për ndonjërën nga kulturat bujqësore, e as që do të shkaktojë ndonjë problem pasi që dheu është mjaft i thatë dhe ka kapacitet për të absorbuar shiun.

Angello Angelloski thotë për agjencinë AIM se të reshurat nuk ishin intenzive dhe se kjo është e mirë për bujqësinë, duke shtuar se toka ishte e thatë dhe të reshurat nuk do të shkaktojnë probleme.

Ai thekson se lagështia sipërfaqësore është e mjaftueshme që të mbijnë farërat, por nuk mjafton për ambientim për dimër. Angelloski thotë se duhet që të ngritet niveli i ujrave nëntokësor./Telegrafi/

Exit mobile version