Të reshurat e shiut në kryeqytet kanë bërë të rrëzohen edhe pemët, ndërsa si pasojë veturat që kanë qenë afër janë dëmtuar.
Në rrugën “Rexhep Luci”, në afërsi të kinemasë ABC, një pemë është rrëzuar në tokë, duke i rrezikuar edhe kalimtarët e rastit, me ç’rast janë dëmtuar dy vetura.
Në foto shihet se edhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/