Reshjet e pandërprera të borës kanë vështirësuar dukshëm qarkullimin në disa nga rrugët e vendit mbrëmjen e së shtunës.
Qarkullimi i vështirësuar, si pasojë e këtyre reshjeve, ka ndikuar edhe në krijimin e një kolone të gjatë të automjeteve nga Fushë Kosova deri në Sllatinë.
Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës kanë apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar.
Po ashtu, nga policia kanë paralajmëruar se gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull dhe nevojitet një kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve.