Telegrafi

Të rejat rreth magnezit

Studimet nga American Journal of Gastroenterology, kanë treguar se ushqimi i bollshëm me magnez, ul rrezikun nga gurët në tëmth. Studimet tjera kanë thënë se magnezi ka rol në parandalimin e sulmit në tru, ndërsa një studim i tretë flet për rëndësinë e magnezit për zhvillim normal të eshtrave tek fëmijët e moshës 8-14 vjet.

Në anën tjetër, sasia e madhe e magnezit sërish nuk është e mirë, por marrja e tepërt është e pamundur të arrihet vetëm me anë të suplementëve. Kufiri i sipërm i marrjes së magnezit përmes suplementëve është 350 mg në ditë.

Burime të pasura të magnezit janë perimet e gjelbra, drithërat, fasulja, frytet dhe farat e zhardhokut si dhe qumështi. Magnezi është pjesë e molekulës së klorofilit të gjelbër, andaj mund të llogaritni se perimet e gjelbra janë një burim i mirë.