Site icon Telegrafi

Të rejat nga skuadra e Realit dhe formacioni i mundshëm kundër Shakhtarit

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi e ka humbur Eden Hazardin si pasojë e lëndimin, por e ka mirëpritur kthimin e Karim Benzemas, i cili është përfshirë në ekipin e plotë për ndeshjen ndaj Shakhtar Donetskut në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi francez pritet të luajë nga minuta e parë në takimin e xhiros së pestë të Grupit B, ku në rast fitoreje, Los Blancos do ta sigurojnë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Kapiteni Sergio Ramos është njeriu që d’i mungojë skuadrës më së shumti, derisa të lënduar janë edhe Dani Carvajal e Alvaro Odriozola. Të padisponueshëm për trajnerin Zinedine Zidane janë edhe mesfushori Fede Valverde dhe sulmuesi Luka Jovic.

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Formacioni i mundshëm startues i Real Madridit: Courtois; Nacho, Militao, Varane, Mendy; Modric/Odegaard, Casemiro, Kroos; Vazquez, Benzema and Vinicius.

Banka rezervë: Lunin, Altube, Chust, Marcelo, Modric/Odegaard, Isco, Arribas, Asensio, Rodrygo, Vinicius, Mariano.


/Telegrafi/

(Foto: AS)
Exit mobile version