Victor Nilsson Lindelöf nuk është bashkuar ende me Suedinë, ndërsa si kapiteni i ekipit para mediave për ndeshjen me Kosovën, ka qenë Albin Ekdal.
Lindelof është duke pritur fëmijën e tij të dytë dhe nuk do të bashkohet me ekipin kombëtar para se fëmija të lindë.
Përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson, ka ftuar lojtarin e AIK, Alexander Milosevic, por ai ka ende shpresa se Lindelof do të jetë në ndeshjen kundër Kosovës.
“Sigurisht që ka një kufi. Kur fillon ndeshja është kufiri i caktuar. Por rreth Victorit i cili ka qenë me ne të gjitha këto pesë vjet, është i rëndësishëm dhe është stërvitur në shtëpi në Angli, mund të pres më shumë kohë. Do të shohim”, deklaroi ai.
Nëse ylli i Manchester United nuk arrin, mesfushori Albin Ekdal do të jetë kapiten kundër Kosovës. /Telegrafi/