Channing Tatum dhe Daniel Craig planifikojnë se si të bëjnë një vjedhje të përsosur në komedinë e re, “Logan Lucky”.
Sipas paraqitjes së shkurtet, filmi me regji të Steven Soderbergh, do të sjellë shumë të qeshura dhe shumë aksion.
Tatum luan rolin e një punëtori ndërtimtarie, i cili pasi pushohet nga puna, fillon të planifikojë një vjedhje të përsosur me vëllanë e tij me një dorë (rol që luhet nga Adam Driver).
Megjithatë, për ta bërë vjedhjen në garën legjendare ‘Coca-Cole Charlotte Motor Speedëay’ në North Carolina, ata kanë nevojë për ndihmën e kriminelit Joe Banga (që e luan Daniel Craig).
Me trupin plot tatuazhe, Bang është ekspert në hapjen e kasafortave bankare, por problemi i vetëm është se ndodhet në burg. Prandaj, dy vëllezërit e krisur fillimisht nisin aventurën për nxjerrjen e tij nga burgu.
“Logan Lucky” është filmi i fundit i Soderbergh, para se të pensionohet. Në këtë film, luajnë edhe Riley Keough, Hilary Swank, Katie Holmes, Seth MacFarlane e Jack Quaid. Shfaqja në kinema do të fillojë nga 18 gushti. /Telegrafi/