Ndërrimi i pelenave, orari i ngjeshur dhe përpjekjet për të mbajtur higjienë personale janë vërtet punë të vështira
Kujdesi për fëmijën është vërtet një punë me orar të plotë; në fakt, është ekuivalent me mbajtjen e 2.5 punëve përnjëherë, sipas hulumtimeve të fundit, ku sugjerohet se detyrat prindërore iu marrin nënave 98 orë kohë brenda një jave.
Anketimi i SHBA-së me 2,000 nëna të fëmijëve të moshave nga pesë deri 12 vjet ka zbuluar se nënat e “fillojnë orarin e punës” në 6:30 të mëngjesit dhe e vazhdojnë deri në orën 20:31, transmeton Telegrafi.
Kjo sasi kohore nënkupton se nënat punojnë 14 orë në ditë për shtatë ditë të javës – pra më gjatë sesa orari i një “pune normale”.
Studimi gjithashtu ka zbuluar se 40% e nënave ndihen sikurse jeta e tyre është e dominuar nga një listë me detyra e cila nuk përfundon kurrë.
Vlen të ceket se këto nuk janë hulumtimet e para që e zbulojnë punën e rëndë të nënave, sepse edhe studimet e mëhershme e kanë konstatuar këtë.
Përderisa thonë se të qenit nënë është puna më e mirë në botë, gjithashtu rezulton të jetë edhe puna më e vështirë në botë. /Telegrafi/