A jeni pa fëmijë, të kualifikuar në psikologjinë e fëmijëve dhe në dispozicion për të udhëtuar ndërkombëtarisht deri në tre herë në javë?
Nëse po, atëherë mund të jeni në linjë për një punë me një pagë mujore prej 130 mijë dollarëve si një kujdestar për katër fëmijë të moshës dy, pesë, shtatë dhe 15 vjeç, të cilët jetojnë mes Londrës, Barbadosit, Cape Town dhe Atlantas.
Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, një grua e paidentifikuar ka publikuar një shpallje përmes së cilës kërkon një dado për t’u kujdesur për katër fëmijët e saj.
Në ofertën e bërë nga gruaja thuhet se kujdestari i fëmijëve të saj, do të mund të ketë mundësinë që të bëjë ngasjen e makinave sportive të familjes, duke u bashkuar me ata në pushime dhe ushqim të gatuar nga një kuzhinier i famshëm.
Ai ose ajo, në rast se fitojnë vendin e punës, do të kenë gjithashtu shansin që të udhëtojnë deri në tri herë në javë, në këto katër vende.
Kandidati i suksesshëm do të ketë pjesën e banimit në secilën prej vendbanimeve ndërkombëtare me një banjo private, zonë kuzhine dhe dhomë për qëndrim ditor.
Por pavarësisht nga pasuria e dukshme e familjes, mediat britanike kanë shkruar se fotot e publikuara të cilat tregojnë dhomën e gjumit, jo edhe aq luksoze, mund të bëjnë që kandidatët të hezitojnë rreth këtij vendi të punës.
Sipas shpalljes, aplikantët duhet të jenë të gatshëm të punojnë në punë ditë 11-orëshe, gjashtë ditë në javë, edhe pse mund të bëjnë pushim kur prindërit duan të kalojnë kohë me fëmijët e tyre.
Gjithashtu, përcjell Telegrafi, nëse ata nuk janë të trajnuar për vetëmbrojtje ata duhet të jenë të përgatitur për të ndjekur një kurs të tillë.
Siç thuhet më tej, fëmijët janë të shkolluar në shtëpi dhe kërkojnë mbikëqyrje të vazhdueshme, madje edhe gjatë mësimeve.
Megjithatë, me sa duket, “pushimi” për kujdestarin e fëmijës do të ishte shumë i pamundshëm, pasi që siç thuhet më tej, ai/ajo do të duhej të ushqehej bashkë me fëmijët. /Telegrafi/
FOTOGRAFIA KRYESORE: ILUSTRIM