Telegrafi

Të punësurit në PSP kanë ngelur pa paga, paralajmërojnë kallëzim penal

Të punësuari në ish-PSP nëpërmes një deklarate për opinion bëjnë se përafërsisht një qind punëtorë të PSP-së janë lënë pa paga, ndërsa me këtë kanë ngelur edhe pa sigurim shëndetësorë.

Siç theksojnë problemi ka ndodhur për shkak të miratimit të paligjshëm për PSP-së për vitin 2020 nga ana e Kuvendit që ndodhi në fund të vitit të kaluar, me çka paratë ishin adresuar në xhirollogarinë e Komisionit Shtetëror Zgjedhorë.

Nga atje i bëjnë thirrje institucioneve të shtetit që të zgjidhet ky problem absurd në interes të qeverisjes të së drejtës dhe në interes të punësuarve të cilët jo për fajin e tyre kanë ngelur në një situatë të pakëndshme.

Ato shtojnë se nëse nuk bëhet pagimi i pagave atëherë do të ngritin kallëzim penal për pagesat, por edhe kallëzim penal për përgjegjësi./Telegrafi/