Ndalesat të cilat i ka caktuar qeverisja e qytetit në Zürich janë pjesë e rregullave të sjelljes dhe dukjes në kompanitë e qytetit. Secilit të punësuar i është dhënë një dokument prej katër faqesh në të cilin shkruan se çfarë guxojnë, e çfarë jo.
Në shënjestër janë gjetur edhe njerëzit me erë të keqe të gojës, e përveç higjienës personale, të punësuarve u është ndaluar të marrin me vete shumë gjëra personale në zyre. Gjithashtu u është tërhequr vërejtja të janë “diskret” gjatë largimit të shisheve me ujë apo filxhanëve të çajit.
Janë ndaluar edhe shpinat e zhveshura, bluzat tepër të shkurtra në të cilat shihet kërthiza, grimi i tepërt dhe thonjtë e lyer që bien në sy tepër, mjekrat e parruara si dhe pantallonat e shkurtër, shkruan gazeta britanike Telegraph.
Përfaqësuesit e punëtorëve kanë thënë se këto rregulla janë fyese: “Të gjithë e dimë se na duhet të respektojmë rregulla të caktuara, por të punësuarave nuk u ka pëlqyer që kanë marrë urdhra sikur të ishin fëmijë të cilët nuk dinë të përkujdesen për vete”.