Site icon Telegrafi

Të punësuarve në sektorin publik, u dalin rrogat e dhjetorit

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, se ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, gjithashtu ka bërë edhe ekzekutimin e skemave sociale dhe pensioneve.

Për shkak të festave të fund vitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, Ministri i Financave, Avdullah Hoti, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat. /Telegrafi/

Exit mobile version